Kukësin e gjykon një boshnjak debutues në Champions, Skënderbeu me arbitër danez

Irfan Peljto nga Bosnjë-Hercegovina, 32 vjeç, pak eksperiencë ndërkombëtare. Ky është emri i arbitrit që do të gjykojë sfidën mes Kukësit e Sherifit të mërkurën.

Vetëm 14 ndeshje ndërkombëtare, duke nisur nga viti 2015, me 3 ndeshje në Europa League dhe shumë ndeshje te moshat për Peljton, që tashmë gjykon për herë të parë në karrierë në Champions League. Mesatare e lartë, të paktën 4 kartonë të verdhë për ndeshje për Peljton, i cili ka akorduar një penallti në çdo 4 ndeshje, mesatarisht.

Kukësi- Sherif

Gjyqtarë: Irfan Peljto, Davor Beljo, Amer Maciç, Haris Kaljanac (Bosnjë-Hercegovinë)

 

Ndërkaq, Skënderbeu-Kairat Almati do të drejtohet nga danezi Jens Maae, 35-vjeçar me CV më të pasur se Irfan Peljto, pasi ka drejtuar 21 ndeshje ndërkombëtare. Danezi është arbitër tolerant, sepse nuk ka dhënë asnjë karton të kuq në gjithë ndeshjet ndërkombëtare, jep më pak se 3 kartonë për ndeshje dhe një penallti në 5 ndeshje, mesatarisht.

Skënderbeu-Kairat Almati

Gjyqtarë: Jens Maee, Henrik Larsen, Elvis Boric, Jorgen Daugbjerg Burshart (Danimarkë)

 

Gunar Jarl Jonson nga Islanda, 33-vjeçar, do të gjykojë HJK-Shkëndija. Një arbitër me eksperiencë, sepse ka gjykuar 23 ndeshje ndërkombëtare 29 ndeshje ndërkombëtare dhe është fatsjellës për Shkëndijën, sepse gjykoi edhe Krakovia-Shkëndija vjet në Poloni, ku kuqezinjtë nga Tetova fituan 2-1.

Tetë penallti dhe 6 kartonë të kuq në 29 ndeshje ndërkombëtare për Jonson, çka tregon se bëhet fjalë për një arbitë të rreptë.

HJK Helsinki-Shkëndija Tetovë

Gjyqtarë: Gunar Jarl Jonson, Birkir Sigurdarson, Andri Vigfuson, Ivar Kristjanson (Islandë)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *