Kukësi zgjedh “Loro Boriçin” si shtëpinë e sezonit të ri

Me një prokjekt për stadium të ri në letër, por praktikisht pa një impiant për të luajtur në sezonin 2018-2019 të Kategorisë Superiore, por edhe në Kupën e Shqipërisë. Kukësit do t’i duhet të gjejë një shtëpi të re për sezonin që do të nisë dhe drejtuesit e klubit duket se e kanë vendosur: fusha e tyre do të jetë “Loro Boriçi”.

Në impiantin modern veri-lindorët luajtën ndeshjen me Valetën, të vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League. Nëse aventura ndërkombëtare do të vazhdojë sërish në Champions, apo në Europa League sipas formatit të ri, Kukësi do të vazhdojë të luajë në Shkodër.

“Loro Boriçi” do të mbetet shtëpia e nënkampionëve edhe pas përfundimit të aventurës në kupat e Europës. Të detyruar të gjejnë një stadium të ri për të luajtur ndeshjet në kampionat, drejtuesit e Kukësit kanë preferuar stadiumin e Shkodrës, përpara alternativës “Elbasan Arena”.

Një vendim logjik, që lidhet edhe me afërsinë e dy qyteteve, për t’i dhënë mundësi tifozëve kuksianë të jenë më pranë skuadrës, por ndoshta edhe për të përfituar nga mbështetja e publikut në Shkodër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *