Kukësi vijon me merkaton aktive, teksa pak momente më parë ka prezantuar afrimin e radhës. Ilir Avdyli ka firmosur për klubin verilindor, duke u bërë kështu afrimi i tretë pas Emiliano Mustës dhe Marko Van Basten Çemës.
Prej kohësh, Kukësi po kërkonte një portier, pasi Gomis është larguar. Kështu, ka firmosur Avdyli, i cili njihet edhe nga trajneri Ernest Gjoka. Gardiani ka luajtur më parë me Kamzën, ku edhe spikati sezonin e shkuar.