Kukësi-Torpedo, “misioni i pamundur” edhe në TV

0

Kukësi luan nesër prej orës 19:00 kundër Torpedo Kutaisi. Ashtu sikurse ndeshja në Gjeorgji, edhe sfida e kthimit do të transmetohet direkt ne TV. RTSH ka njoftuar se do ta japë ndeshjen dhe kështu të gjithë ata që nuk do të kenë mundësinë ta shohin nga stadiumi, mund ta ndjekin në TV pa pagesë.

Takimi i parë në Gjeorgji është mbyllur me rezultatin 5-2 në favor të Torpedo Kuitasi, por te Kukësi shpresojnë shumë që do ta përmbysin atë rezultat dhe të kualifikohen në “play-off” të Europa League. Sigurisht që është një mision shumë i vështirë.

UEFA EUROPA LEAGUE në RTSH…! KUKESI – TORPEDO..! Të enjten ora 19:00 drejtpërsëdrejti nga Elbasan Arena..! #uefaeuropaleague #rtsh #rtshsport #fkkukesi #fctorpedo

Gepostet von RTSH SPORT am Mittwoch, 15. August 2018

 

THIRRJA E KUKËSIT – Ndërkohë klubi verilindor ka bërë thirrje që tifozët ta mbështesin ekipin, por edhe të mos krijojnë momente tensioni: “Nesër në orën 19:00, në qytetin e Elbasanit tek stadiumi ‘Elbasan Arena’, zhvillohet ndeshja e madhe FK Kukësi vs Torpedo Kutaisi. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për përkrahjen tuaj. Ju lutemi, tifozëve që të mos krijojnë momente tensioni, sepse në të kundërt penalizohet ekipi jonë. Faleminderit për bashkëpunimin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.