Kukësi, stol prestigji për një pikë në Kamëz

Musolli me Kosovën, Alla ka qenë pjesë e Shqipëri dhe Alijev i Azerbajxhanit, por te Kukësi e panë veten në stol në ndeshjen e fundit

Jurgen Zela

Barazimi i tretë radhazi, por fatmirësisht për kampionët në fuqi diferenca me kryesuesit e Skënderbeut nuk ndryshon. Në Kukës synonin që këtë edicion të bënin më mirë se vjet, por deri më tani ende nuk janë futur në shinat që ato pretendojnë. Nuk ka shumë kohë për të humbur dhe vajtuar barazimin me Kamzën, pasi në horizont është ndeshja me Partizanin, të hënën (14:00). Me Kamzën stafi teknik i gëzohej grupit të plotë, që në 9 javët e para nuk e kishte pasur asnjëherë, por rezultati nuk ishte ai i shumëdëshiruari.
Siç duket nuk mjaftuan as të gjithë lojtarët për t’u rikthyer te fitorja. Gjithsesi, në Kukës besojnë se janë brenda objektivit, së paku presidenti Gjici, i cili përmendi titullin e vjetshëm që u arrit edhe me 18 barazime.
ALTERNATIVAT – Binte në sy fakti se në stolin e Kukësit ishin emra prestigjiozë dhe me peshë. Sigurisht që një skuadër pretendente kërkon dhe një stol të fuqishëm, por kur bëhet fjala për tre lojtarë që kanë veshur fanellën e përfaqësueses, atëherë duket e çuditshme. Besar Musolli grumbullohet rregullisht me Kosovën, Albi Alla ishte pjesë e Shqipërisë për dy ndeshjet me Italinë dhe Bosnjen pak muaj më parë, ndërsa Rauf Alijev gjithashtu ka qenë pjesë e Azerbajxhanit. Kukësi kishte luksin që t’i kishte të tre këto futbollistë në pankinë. Musolli kishte dy ditë me skuadrën dhe kishte mangësi me stërvitjen, ky ishte arsyetimi i trajnerit. Në rregull, por sulmuesi i Skënderbeut Ali Soue, luajti për afro 70 minuta me Gambian dhe e nisi titullar përballë Flamurtarit. Alijev është investimi më i madh i Kukësit, por performanca e tij i ka dhënë të drejtë trajnerit që t’i japë minuta vetëm në pjesën e dytë, pasi ka qenë më produktiv sa herë e ka nisur nga stoli.
Në fund, por jo për nga rëndësia, Albi Alla e ndoqi ndeshjen nga stoli. Arsyetimi i teknikut serb ishte se i mungojnë centimetrat, por nuk duket aspak bindëse, pasi Alla nuk është shtatshkurtër. Në këtë pikë duket se te Kukësi është diçka tjetër që nuk shkon. Një përplasje me trajnerin, apo Allës po i faturohen pikët e lëna në ndeshjet e fazës së parë? Kukësi bëri të pamundurën për ta kthyer Allën në verë, ndërsa tani duket se nuk e preferon më. Kritika në drejtim të tij dhe tashmë kthehen në alternativë? Mos vallë Alla mund të jetë në listën e vëzhgimit, që vetë presidenti i Kukësit e përmendi pas ndeshjes me Kamzës? Ende nuk dihet, megjithatë mbetet për t’u parë. Kukësi pretendon titullin sërish dhe me llogaritë deri tani edhe pse mund të mos jetë i kënaqur nuk shihet as i mërzitur, të paktën kështu duket kur sheh tre lojtarë përfaqësuesesh në stol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online