Kukësi-Skënderbeu, direkt

0

Ndeshja e shumëpritur, larja e hesapeve, ose thjesht një sfidë tetori, e para nga 4 beteja sezonale në kampionat. Kukësi e Skënderbeu përballen sot në Kukës, le të shpresojmë që të shohim një ndeshje të bukur, edhe pse deri tani kemi parë një kampionat llogarish dhe frike…

KRONIKA

84′ GOL SKËNDERBEU! Sabien Lilaj shënon me qetësi të admirueshme. Gol i rëndë për ndeshjen, pak minuta para fundit. Muzaka fitoi penallti pikërisht kur po priste të zëvendësohej!

84′ PENALLTI SKËNDERBEU! Muzaka futet në zonë dhe një mbrojtës e pengon paksa, sa për ta rrëzuar.

79′ Shumë përplasje e sulme nga të dy krahët, por asnjë rast i pastër për shënim në pjesën e dytë. Guri kalon sulmues qendror pas daljes së Alijevit dhe fiton një goditje dënimi pranë zonës, por që nuk prodhon asgjë.

46′ Ndërrim te Kukësi, futet Zeqiri, del Elis Bakaj, me siguri me probleme fizike.

PUSHIMI I NDESHJES – Dy gola e polemika pa fund! Kukësi-Skëndebreu nuk ka më qetësi, nuk ka më paqe. Një penallti e dyshimtë akorduar për Kukësin bën lëmsh ndeshjen, sepse realisht Jashanica nuk u duk se kreu faull ndaj Alijevit, që po shtynte me shpinë, derisa u rrëzua. Helmi i sezonit të fundit është ende i pranishëm, Skënderbeu sërish ndihet i vjedhur!

45′ Elton Kale humbet rast të artë! Futet në zonë, del i vetëm me Shehin, gjuan dhe pret portieri mik!

38′ Skënderbeu vonon rinisjen e lojës. Ka një mbledhje me trajnerin Daja, i cili është shumë i irrituar me gjykimin! Pas një fjalimi të shkurtër, rinis ndeshja!

37′ KUKËSI GOL! Barazon nga pika e bardhë Elis Bakaj!

37′ PENALLTI PËR KUKËSIN! Jashanica pengon Alijevin, penallti për Kukësin! Shumë protesta, shumë polemika! Nga pamjet filmike duket se Alijev ka shtyrë, derisa është rrëzuar!

33′ E pabesueshme! Taku nga jashtë zone, shtyllë, topi kthehet te Xhejms Adeniji, i cili fal, duke gjuajtur shumë keq jashtë!

31′ GOL SKËNDERBEU Sulme të shpeshta korçare dhe vjen shpërblimi: Bruno Dita brenda zone, i pambuluar, gjuan lehtësisht dhe shënon. Nuk ka mundësi reagimi Koliçi!

29′ Rasti i parë vërtet i rëndësishëm i ndeshjes. Një sulm i shpejtë i Skënderbeut, kros në zonë dhe Rustem Hoxha largon mbi vijën fatale.

Kategoria Superiore – Java 4

E hënë, 2 tetor, ora 14:00, “Zeqir Ymeri”, Kukës

Kukësi – Skënderbeu          1-2

Shënues: Bakaj 37′ pen. / Dita 31′, Lilaj 84′ pen.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi, Alla, Hoxha, Imami (Ethemi 90′), Guri, Musolli, Kërkotiç, Kale, Bakaj (Zeqiri 46′), Alijev (Shtubina 72′). Trajner: Mlladen Milinkoviç

Skënderbeu: Shehi, Mici (Radas 63′), Jashanica, Aliti, Vangjeli, Muzaka, Dita (Sahiti 69′), Lilaj (Gripshi 90’+3), Taku, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Karton i verdhë: Elton Kale 76′

Gjyqtarë: Kridens Meta, Ergin Doda, Denis Rexha, Endrit Veseli

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.