Kukësi u mposht në Gjeorgji në ndeshjen e parë dhe rezultati 5-2 në favor të Torpedo Kuitasi e bën kualifikimin mjaft të vështirë, pasi në kthim duhet të fitojnë me tre gola. Verilindorët pësuan katër herë në pjesën e parë të ndeshjes, teksa bënë shumë gabime në mbrojtje.
Harba shënoi një gol super, kurse Rexhinaldo ishte i pasaktë. Vendasit u shfaqën racionalë në fushë dhe kjo u pa edhe në momentet që ishin në avantazh dhe nuk u “turrën” shumë përpara. Plaku në fund shënoi me penallti, por më parë Torpedo kishte realizuar edhe golin e pestë.
PJESA E PARË – Që do pësonin dy gola në 15 minuta te Kukësi nuk e kishin menduar as në ëndrrat më të këqija. Ndodhi kështu dhe në dy dalje nga e djathta Kukhianidze realizoi në portën e Frashërit. Krosime në qendër të zonës dhe gola.
Harba riktheu shpresën te Kukësi me një gol të “shpikur” prej tij, por Kukësi vuan shumë na krahun e djathtë dhe ishte Marin ai që këtë herë realizoi për Torpedon. Katër minuta më pas ishte Kimadze që me një perlë në hyrje të zonës detyroi Frashërin ta nxirrte topin nga rrjeta për të katërtën herë.
Verilindorët patën mundësinë dy herë të shënonin me Rexhinaldon, por ish-sulmuesi i Laçit u tregua i pasaktë në dy raste mjaft të mira. Fragmenti i parë i lojës u mbyll me shifrat 4-1.
PJESA E DYTË – Kukësi është kërkues dhe kërkon të realizojë golin e dytë, që do hapte çështjen e kualifikimit. Gjithsesi vendasit i afrohen më shumë goli. Lacný në të 60′ bëri më të veshtirën, teksa goditi traversën e portës së Frashërit. Lojtari i Torpedos pak metra me katërkëndësin e boshatisur nuk realizoi.
Trajneri Cungu bëri një lëvizje nga pankina në të 63′, teksa Shkodra zuri vendin e Dzarias, me synimin që të shfrytëzoheshin cilësitë në goditje të mesfushorit nga Kosova. Edhe Plaku në fushë në vend të mesfushorit Arbër Çyrbja. Sinjali i parë i sulmuesit, i cili në 65′ krosoi për Shametin në zonë dhe gjirokastriti iu afrua goli me një goditje me kokë.
Në të 74′ minutë Rexhinaldo u shafq i frikshën në zonën e vendasve, shmangu portierin dhe tentoi të pasonte për Harba, por mbrojtja e Torpedos largoi rrezikun. Kimadze për skuadrën vendase mund të kishte realizuar edhe golin e pestë, por i vetëm me portierin goditi mbi tra.
Kapanadze dhuron spaktakël, shmang tre mbrojtës të Kukësit dhe përballë Frashërit nuk gabon, duke i çuar shifrat në 5-1. Dy minuta më vonë Plaku ktheu në gol një penallti. Në minutat shtesë Hoxha me kokë dhe Shameti me roveshatë iu afruan shumë golit, që do të vlente shumë pë kualifikimin.
EPISODET
2′ GOL – Kimadze nga krahu i djathtë sherbeu në zonë për numrin 10 Kukhiandze, i cili mposht portierin Frashëri
Skuadra e Cungut po mundohet të reagojë pas goli të pësuar… Gjithsesi vendasit janë më rrezikshëm. Në të 12′ ishte Gegetchkori që rrezikoi portën e Frashërit.
15′ GOL – Aksion identik si në golin e parë, kros në zonë dhe Kukhianidze mposhti portierin e Kukësit për të dytën herë
22′ GOL – Harba bën mrekullinë, duke shënuar nga një pozicion i pamundur.
24′ – Rexhinaldo mund të kishte barazuar shifrat, por sulmuesi nga Mozambiku i vetëm me portierin mik e dërgoi topin jashtë kuadratit. Rast i artë.
27′ GOL – Marin bën çfarë të dojë në krahun e djathtë, futet në zonë dhe mposht portierin Frashëri.
31′ GOL – Torpedo nuk ndalet me kaq. Pas një goditje këndi ishte Kimadze ai që realizoi edhe golin e katërt për gjeorgjianët. Kimadze me një gjuajtje fluturimithi i befasoi të gjithë.
39′ – Rexhinaldo me kokë kishtë mundësinë të ngushtonte rezultatin, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë.
TORPEDO – KUKËSI 5-2
Shënues: Kukhianidze 2′, 15′, Marin 27′, Kimadze 31′, Kapanadze 86′ / Harba 22′, Plaku 88′
Kukësi është i karikuar për ndeshjen kundër Torpedo Kuitasi. Lojtarët do tentojnë të tregojnë vlerat e tyre dhe njëfarë “mllefi” e kanë përbrenda pas probleme që disa prej lojtarëve kanë pasur me vizat. Gjithashtu edhe trajtimi në momentin që kanë mbërritur në Gjeorgji nuk u ka pëlqyer kuksianëve, që gjithçka do duan t’ia kthejnë kundërshtarit në fushën e blertë.
Trajneri Cungu nuk ka në dispozicion për këtë takim Albi Allën, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Karabakut. Gjithashtu edhe Valon Ethemi dhe Edis Maliki nuk kanë udhëtuar me ekipin për shkak të problemeve me vizat. Edhe Shpehar nuk është për shkak dëmtimi.
Sa i takon formacionit, këtë herë ka ndryshime, pasi trajneri Cungu ka ndryshuar edhe skemën e lojës, duke u treguar më i guximshëm. Rexhinaldo, edhe pse ka mbërritur me vonesë në Gjeorgji, do ta nisë nga minuta e parë krah Harba.
Mbrojtja ndryshon, teksa Rustem Hoxha do të luajë nga e djathta. Kapiteni Shameti do të ketë në krah Qaqin, kurse në të majtë “zot” është Rrumbullaku. Musolli dhe Dzaria ndërtojnë “digën” në mesfushë, kurse nga krahët janë përzgjedhur sërish Çyrbja dhe braziliani Uillian Kordeiro.