Kukësi “pushton” Gjirokastrën, Laçi poshtëron Lushnjën

Kukës spektakolar. Nëse Milinkoviç ishte nën presion deri më sot për lojë sulmuese dhe të bukur si ajo që bënte sezonin e shkuar, tashmë mund të qëndrojë i qetë, sepse askush nuk ka ç’ti kërkojë më shumë se kaq.
Sot Kukësi fitoi 3-0 në Gjirokastër, duke dërrmuar një Luftëtar ende të tronditur nga ndryshimet e fundit, që në fakt sot e bëri vetë çorbë. Goli i parë i Kukësit, shënuar nga Elis Bakaj, ishte një gafë absurde e mbrojtjes vendase, që e kujtoi Sindrit Gurin në pozicion jashtë loje dhe topi shkoi te Bakaj, që shënoi me një gjuajtje të fortë.
Aty mori fund, sepse 8 minuta më pas Kale fitoi një 11-metërsh dhe Bakaj nuk fali. Luftëtari u mundua, goditi dy shtylla, pretendoi për 11-metërsh dhe krijoi disa rreziqe, por asnjë gol, ndërsa Kukësi nuk fali, me Alijevin që u fut dhe shënoi sërish.

E shtunë, më 21 tetor, ora 14:00

 

Luftëtari – Kukësi         0-3

Shënues: Elis Bakaj 19′, 29′ (11-metërsh), Alijev 75′

Luftëtari: Ruçi, Toledo, Rapa (Hoxha 63′), Beqiri, Rapo (Zeqaj 46′), Aleksi, Ramadani (Zguro 46’),  Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja. Trajner: Hasan Lika.

Kukësi: Koliçi, Hallaçi ( Idrizi 26′), Hoxha, Alla, Rrumbullaku, Kërkotiç, Imami, Ethemi (Alijev 61′ ), Kale, Bakaj (Shtubina 77′), Guri. Trajner: Mlladen Milinkoviç.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Klodian Shahini.

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Fiqiri Haxhiraj.

Kartonë të verdhë: Rapa 29′, Aleksi 47′, Bregu 60?, Lamçja 82’/ Rrumbullaku 30′

 

GOLAT

20′ – Një top i gjatë drejt sulmit kuksian, mbrojtja kujton se është akorduar pozicion jashtë loje dhe ndalet, ndërsa aty pranë Elis Bakaj gjuan fort dhe shënon. Gol, për habinë e të gjithëve i rregullt, por arbitri veproi drejt, duke parë pamjet filmike.

29’ – Rrapa në dyluftim me Kalen, ky i fundit rrëzohet brenda zone dhe ka 11-metërsh për kampionët. Elis Bakaj merre përsipër ekzekutimin dhe tregohet i saktë, duke shënuar golin e dytë për Kukësin, të dytin personal në këtë ndeshje dhe të 6 në këtë edicion.

75’ – Kale afrohet pranë fundores dhe hedh një top në qendër, ku Alijev me të djathtën realizon golin e tretë.


Ndërkaq, Lushnja mund t’i thotë që tani “lamtumirë” Superiores. Sot u mund 3-0 nga Laçi dhe ka marrë fund, jo me matematikë, por me logjikë, sepse Lushnja ka një skuadër të dobët, nuk ka as entuziazëm dhe tashmë po bëhet një pre e lehtë. Sot Laçi e masakroi, në 45 minutat e dyta, me golat e Rexhinaldos (2) e Uzunit. Kundërsulm perfekt, cinizëm dhe eksperiencë, këto i ka Laçi, por jo Lushnja.

 

 

Lushnja – Laçi         0-3

Shënues: Rexhinaldo 47′, 63′, Uzuni 73′

Lushnja: Spaho, Magani (Shkulaku 77′), Ruço, Marku, Bizhyti, Mone, Gava, Papa (Alushi 66′), Pepa (Meto 65′), Canka, Sefa. Trajner: Artan Bano

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 78′), Nika (Bushi 81′), Uzuni, Rexhinaldo (Xhixha 84′). Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Denis Agaraj, Dojando Myftari, Kreshnik Cjapi

Delegat: Plarent Kotherja; Vëzhgues: Prek Pjetrushi

Kartonë të verdhë: Marku 48′, Bizhyti 49′ /Jonuzi 47′, Rexhinaldo 64′

 

GOLAT

47’ – Nga një goditje këndi Uzuni harkon në shtyllën e dytë, Rexhinalo kërcen mbi të gjithë dhe me kokë arrin të mposhtë portierin Spaho.

63’ – Nika provon me një veprim akrobatik, por shërben si asist për Rexhinaldon, i cili realizon dhe golin e dytë nga fare pranë portës.

73’ – Aksion i bukur i miqve, Nika nga e majta godet, por ndal Spaho, Uzuni ndjek aksionin dhe gjen golin e parë personal të këtij sezoni.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online