Kukësi ka goditur në ditëne fundit të gushtit, duke kryer një lëvizje rrufe, me afrimin e mesfushorit Milosh Kërkotiç. Malazezi 29-vjeçar gjeti me shpejtësi marrëveshjen me klubin kampion, që brenda pak ditësh ka bërë shumë ndryshime në mesfushë, duke larguar izraelitin Naser dhe duke afruar fillimisht nigerianin Gilmor, ndërsa tani vjen edhe Kërkotiç.
Ish-futbollisti i kombëtares së Malit të Zi luan si mesfushor qendre dhe kompleton një repart ku në qendër ishin vetëm Musolli e Zeqiri, pas largimeve të verës. Duke parë edhe repartet e tjerë, tashmë Kukësi mund të konsiderohet i kompletuar dhe nuk priten më surpriza.
Kërkotiç e nisi sezonin e shkuar te Zeta në Malin e Zi, ndërsa prej janarit luajti te Metalac në Serbi, duke koleksionuar 25 ndeshje kampionati në total.
Këtë verë Mlladosti e federoi si një përforcim serioz për kupat e Europës, aty ku Kërkotiç luajti 4 ndeshje, duke shënuar ndaj Shturmit, ndërsa luajti edhe 4 ndeshje kampionati këtë muaj.
Tani Kërkotiç prish marrëveshjen me Mlladostin dhe vjen te kampionët e Shqipërisë, ku sot është prezantuar zyrtarisht, pas firmave të hedhura në kontratë.