Kukësi u mposht pas katër fitoreve radhazi dhe tanimë ka një ndeshje të rëndësishme me Partizanin në Elbasan. verilindorët kërkojnë maksimumin dhe për këtë duan edhe mbështetjen e tifozëve. Sot ka dalë edhe njoftimi në lidhje me biletat.
Ajo që vihet re ka të bëjë me ccmimin e bileave, që këtë herë kushtojnë më shumë se në ndeshjet e tjera. 500 lekë të reja kushton më e lira, ndërkohë që në tribunën kryesore ka bileta që kushtojnë 1000 dhe 1500 lekë.
NJOFTIMI I KLUBIT VERILINDOR
FK Kukësi njofton të gjithë tifozët që duan të ndjekin ndeshjen e javës së tetë të Kategorisë Superiore ndaj Partizanit se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen , që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më datë 08.10.2018, ora 13:45.
-Biletat gjenden çdo ditë në Tiranë, në sportelin pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, nga ora 10:00, deri 17:00.
-Pika në Kamëz në rrugën “Skënderbeu” ku shiten gazetat, çdo ditë nga ora 07:00, deri në 22:00.
-Pika në Kukës është rruga e Xhamisë përballë market “Germizi”, nga ora 10:00, deri 23:00.
– Pika në Elbasan, biletaria e stadiumit “Elbasan Arena”, çdo ditë nga ora 10:00 deri në 22:00.
ÇMIMET E BILETAVE
-Në tribunën VIP kushton 1500 lekë të reja
-Tribuna A dhe B kushton 1000 lekë të reja
Tribuna D-E-F; Tribuna C1-C2; Tribuna G1-G2-G3 – 500 lekë të reja