Kukësi pa portierin rezervë, Azerbajxhani nuk e pranon

Rikthehen problemet e klubeve shqiptare me vizat e lojtarëve dhe këtë radhë është Kukësi që paguan koston e politikave idiote.

Azerbajxhani nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për pasojë duhet të mbetet jashtë territorit azer portieri Faton Maloku. 27-vjeçari nga Kosova ka qenë në stol në 3 ndeshjet e deritanishme të Kukësit në Europë dhe është një afrim perspektive, edhe pse nuk ka debutuar ende, ndaj Kukësin e ka shqetësuar jo pak vendimi i autoriteteve azere.

Për fakt, Donjet Shkodra ka pasaportë belge dhe Besar Musolli ka pasaportë shqiptare, sepse përndryshe edhe ata do të mbeteshin jashtë Azerbajxhanit dhe do të ishte një skandal me përmasa shumë më të mëdha, aq sa Kukësi do të bojkotonte ndeshjen nëse do t’u ndalohej hyrja lojtarëve të formacionit.

Drejtuesit e Kukësit kanë protestuar jo pak për vendimin e azerëve, por nuk kanë pasur ç’të bëjnë dhe janë munduar të shmangin përplasjen, për të mos vonuar më shumë nisjen për në Azerbajxhan, ndërkohë që portier i dytë në Baku do të jetë i riu Jetmir Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online