Kukësi nuk ia kuptoi vlerën, në Itali ngrenë në qiell “Vedat Muriqin e ri”: Askush si Mirlind Daku në Europë

Nga Klaudio Ndreca

Mirlind Daku ishte pjesë e Kukësit përpara mbërritjes te Ballkani i Munishit, ndërsa te verilindorët qëndroi në hijen e Vasil Shkurtajt. Ekipi i Superiores nuk do t’i besonte shumë aftësive të këtij futbollisti që në Kosovë kishte treguar vlerat e tij me golat e pafundmë që ka realizuar te Llapi.

Më pas do të niste një aventurë e re teksa mbërriti te Osijeku. Dëmtimet e shumta i penguan karrierën Dakut që pas disa aktivizimesh në ekipin e dytë, nisi huazimin te Kukësi. Pavarësisht mungesës së hapësirës te verilindorët, Daku ka treguar me Kosovën U-21 se është një sulmues që nuk fal përpara portës kundërshtare, duke u parë edhe si një “Vedat Muriqi i ri”.

Aventura e re te Ballkani ka nisur me 12 gola në 6 ndeshje. Këto statistika flasin vetë për të treguar sulmuesin në fjalë. Ndërkohë është mediat italiane “Calcio Style” që teksa i referohet shifrave tregon se askush nuk është si Mirlind Daku në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online