Ish-sulmuesi i Atletikos: Më vodhën dy milionë euro në Bullgari

Histori e çuditshme nga Bullgaria, ku ish-futbollistit të famshëm Martin Petrov i kanë vjedhur thuajse 2 milionë euro.

Si është e mundur? Në fakt, grabitja ka ndodhur në bankë, aty ku në teori paratë janë të sigurta.

Ish-ylli i kombëtares bullgare, Atletiko Madridit e disa klubeve të tjera tregon gjithçka në mediat bullgare: “Kisha depozituar thuajse 4 milionë leva në bankë, para të fituara gjatë karrierës sime si futbollist jashtë Bullgarisë. Në gusht kontrollova llogarinë rastësisht dhe zbulova që paratë ishin zhdukur. Financierja që mirëmbante llogarinë time më informonte për çdo gjë, por realisht më ka gënjyer dhe ka ikur me kohë nga puna. Zbulova qindra transferta parash te persona të panjohur, mes tyre edhe bashkëshorti i saj. Denoncova ngjarjen në polici, pres që banka të zgjidhë gjithçka. E tmerrshme që një gjë e tillë ndodh në një vend të Bashkimit Europian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online