Kukësi në Elbasan, lajm i mirë për Vllazninë

Kukësi do të zhvendoset në “Elbasan Arena” për ndeshjen e turit të tretë me Torpedo Kutais. Edhe pse në dy turet e para skuadra verilindore kishte luajtur në Shkodër, ky ndryshim ka ardhur për disa arsye, duke rreshtuar këtu se në Elbasan mund të ketë më shumë tifozë, por dhe kostot janë më të ulëta.

Edhe pse duhet të saktësohet nga vetë klubi, “Elbasan Arena” do të jetë dhe shtëpi kuksianëve dhe për kampionat. Mund të jetë një lajm i mirë për Vllazninë, që këtë edicion do të luajë në Kategorinë e Parë.

Nëse Kukësi do të luante në Shkodër, do të kishte prioritet dhe nuk do të ishte çudi që Vllaznia t’i linte shtëpinë Kukësit dhe të zhvendosej në “Reshit Rusi”. Nëse Kukësi luan në Elbasan, atëherë shkodranët nuk do kenë pse të shqetësohen dhe do ta kenë vetëm për vete stadiumin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online