Kukësi ndjen rrezikun e Europës dhe Tirana kërkon konfirmimin me kampionët, java e 23-të e Superiores nis me dy duele të rëndësishme

Ditën e sotme do të nisë java e 23-të e “Abissnet Superiores“. Dy klubet e kryeqytetin do të zbresin përsëri në fushë, teksa përballë i presin kundërshtarë të rrezikshëm. Kukësi ndjen rrezikun e Europës me Vllazninë vetëm 3 pikë larg, prandaj sot synon vetëm tre pikët përballë Partizanit. Ky i fundit përpiqet të përfitojë sa më shumë nga luhatjet e fundit të verilindorëve për të shkurtuar hendekun prej 8 pikësh që gjendet momentalisht mes tyre.

Ndërkohë Tirana udhëton në Durrës për të konfirmuar veten edhe ndaj kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiores“. Bardheblutë rimorën veten pas atij hapi fals me Kastriotin dhe tani kanë qëllimin e vetëm shkëputjen sa më shumë në krye të tabelës së klasifikimin. Të dyja këto duele do të zhvillohen ditën e sotme paralelisht në orën 16:45./Sport Ekspres/

E mërkurë, 2 mars

16:45 Partizani – Kukësi

16:45 Tetua – Tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online