Editorial nga Xhevdet Zekaj/ Anëtari i KE së UEFA-s vendosi për zgjedhjet, Duka foli si fitimtar vizionar…

0

Nga Prof.Dr. Xhevdet Zekaj

Duka foli si sportdashës, si shqiptar patriot, si vizionar, si zyrtar i përgjegjshëm.  Ai dha shembullin sic i takon një anëtari të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, duke respektuar vendimet e gjykatave, edhe pse ato janë dukshëm të stisura e motivuara politikisht.

I dha kohë drejtësisë, por edhe rivalëve të vet që të tregojnë me fakte se sa vlejnë, duke bërë vetë një hap pas. Presidenti i FSHF-së njoftoi se do t’i kërkojë asamblesë së 2 marsit të shtyhen zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese të futbollit shqiptar, president dhe Komitet Ekzekutiv. Më “fair play” se kaq a mund të kishte?!

Nuk zgjodhi as të tregojë me gisht se ky apo ai gjyqtar, që u ofrua me zell për të “ngrirë” drejtuesit e FSHF-së, ka këtë apo atë familjar në pushtetin lokal a qendror. Duka i dëgjoi të gjitha palët në heshtje dhe mbi gjithcka vuri futbollin, jo interesat personale. Ai tregoi edhe një herë kulturën dhe civilizimin e tij, duke respektuar vendimet e gjykatave, edhe pse të paargumentuara, të njëanshme etj.

Kreu i FSHF-së nuk u mor as me makinerinë shtetërore, që u shkri në një me drejtësinë e re e fort të varur (jo të pavarur, sic trumbetohet), e cila u bë mashë për të arritur në shtyrjen e asamblesë zgjedhore. Ai respektoi futbollin, respektoi kodin etik të institucionit të futbollit, respektoi vlerat e UEFA-s ku është anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Me siguri, në këtë rast ka shërbyer edhe si një amortizator i vendimit të paevitueshëm të UEFA-s, që do t’i tregonte vendin politikës, duke e përjashtuar Shqipërinë nga garat ndërkombëtare dhe do të çonte fibalen më Shkup.

Iu dha kohë të gjithëve të shohin veten në pasqyrë, të bëjnë fushatë e të fitojnë besimin e anëtarëve të asamblesë, nëse kanë projekte. Po kështu, i dha edhe një shans ekzekutivit që finalja e “Conference League” të luhet në Tiranë. Shtyrja e zgjedhjeve me siguri nuk do të jetë për në kalendat greke, sepse futbolli nuk mund të rrijë pa kokë, ndaj si në një ndeshje “finale” futbolli që nuk e shpall dot fituesin brenda kohës së rregullt, Duka iu dha palëve kohën shtesë, duke iu lënë takim te.. Dhe kjo sepse futbolli është i të gjithëve, sepse Duka kërkon  prosperitetin e futbollit..

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.