Kukësi, ndeshje mes grupit dhe gola nga të rikthyerit

Kukësi ka zhvilluar ditën e djeshme një takim miqësor që më shumë ka ngjarë me një seancë stërvitore. Verilindorët luajtën ndaj skuadrës së dytë, ne drejtuesit që kishin menduar të mos qëndronin pushim plotësisht për shkak të ndërprerjes së kampionatit.

Një ndeshje më shumë se miqësore, pasi u shënuan plot 8 gola, me ekipin e parë që triumfoi me rezultatin 5-3. Ishte mundësia dhe për lojtarët e skuadrës se dytë që të tregonin veten në sytë e teknikut Armando Cungu, për ta bindur këtë të fundit që ne të ardhmen të jenë në planet e shkodranit.

Ishte një ndeshje më shumë se miqësore një test brenda grupit, pasi nuk u bë ndarja shumë “fair” mes ekipeve, kjo për faktin se disa nga lojtarët e skuadrës së parë ishin në skuadrën e teknikut Dalipi. Duke qenë një ndeshje kontrolli edhe shënuesit ishin të ndeyshëm, me Shkodrën, Ethemin, Dzarian, Shpehari, Harbën e Kalanë që gjetën rrugën e rrjetës. Kujtojmë që Shkodra dhe Ethemi prej pak javësh janë stërvitur me ekipin e dytë dhe tani dukem mjaft entuziast që kanë bashkuar me skuadrën e parë.

Kukësi vijon përgatitjet me dy seanca në ditë ne kuadër të ndeshjes se parë të Kupës së Shqipërisë me Orikun, por dhe për sfidën e javës se katërt me Teutën e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *