Në verë Siraj Naser u afrua me bujë dhe firmosi për një pagë mjaft të lartë, 8000-9000 euro në muaj, pasi menaxherët e tij nuk uleshin më poshtë. Megjithatë, tashmë Kukësi e ka kuptuar se shpenzimet kanë shkuar shumë lart dhe ndoshta duhet bërë diçka për t’i ulur, mundësisht duke ndryshuar ndonjë kontratë tepër të rëndë.
Kështu, klubi verilindor ka ndryshuar marrëveshjen me mesfushorin nga Izraeli, sipas asaj që raporton Supersport.
Tani e tutje anësori ofensiv do të ketë një kontratë me kushte, pra do të paguhet plotësisht vetëm në rast se ka rendimentin e pritur prej tij. Kjo pritet që të motivojë në maksimum një futbollist që duket qartë që është goxha i zoti, por te Kukësi ka ardhur pa formën e duhur fizike.