Kukësi moralisht i fituar? “1>3 thuhet në këto raste”! Muça: Nuk e di ku e patë krisjen me tifozët pas Bylisit, i takuam para ndeshjes

Gentian Muça ka folur pasi Tirana është shpallur zyrtarisht kampione e Shqipërisë. Pikërisht ajo fitore e Vllaznisë në shifrat 1-0 ndaj Kukësit do të vendoste matematikisht edhe fatin e këtij sezoni sa i përket vendit të parë.

Ndërkohë mbrojtësi i Tiranës, i ftuar në emisionin “Sport News Plus” ka folur edhe për zërat e krisjes me tifozët pas ndeshjes së parë me Bylisin në Kupë. “Tirona Fanatics” do të ndahej nga përballja në fjalë duke u shprehur se nuk dëshironin asnjë fitore teatrale. Por Muça i shuan të gjitha këto zëra teksa shprehet se kanë pasur mbështetjen e plotë të mbështetësve të skuadrës, madje duke u takuar para ndeshjes me Kukësin, që përkoi me përballjen e parë pas përballjes të shumëpërfolur ndaj Bylisit.

“Nuk e di tamam se çfarë është kjo shkëndija e krisjes. Para takimit me Kukësin patëm edhe një mbledhje me tifozët e Tiranës dhe na është thënë që kishim mbështetjen tyre e plotë. Tifozët e Tiranës janë shumë, pa përjashtuar askënd. Të gjithë janë të rëndësishëm. Kanë ardhur deri në Korçë dhe na kanë përshëndetur. Janë treguar shumë të durueshëm.

Kukësi moralisht i fituar pas ndeshjes me ne? Në këtë rast thuhet që 1>3. Kampionati nuk është ndeshje direkte, se në atë rast do të thonim në rregull, na mundën me meritë. Kjo është çështje mentaliteti dhe kampionati ka 36 javë. Tifozët e Tiranës thonë shpesh që le ta mundim Partizanin se nuk ka problem kampionati. Në këtë rast themi që le të na mundi Kukësi, po ne marrim Superioren”, u shpreh Muça. /Elio Hajdar-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online