E dha të sigurt për Egbonë, Mema ndërpret Muçën: Asaj nuk i dihet! Këta janë presidentë me paranoja

Gentian Muça e ka dhënë të sigurtë konfirmimin e trajnerit Egbo te Tirana. Duke u nisur nga fjalët e thëna të presidentit Halili, mbrojtësi e ka të qartë se te kryeqytetasit do të vazhdohet me të njëjtin teknik. Por nga ana tjetër i të njëjtit mendim nuk është ish-trajneri i kampionëve të sapo shpallur të Superiores, Ardian Mema. I ftuar në “Sport News Plus”, Mema është shprehur se Tirana duhej që ta kishte konfirmuar Egbon disa kohë më para, por paranojat e presidentëve të klubeve sjellin situata të tilla.

Muça: “Presidenti e ka konfirmuar trajnerin Egbo edhe për sezonin tjetër që do të jetë me ne”.

Mema: “Asaj nuk i dihet Gent, asaj nuk i dihet”.

Muça: “Unë po bazohem te fjalët e presidentit”.

Mema: “Edhe unë bazohem në shumë gjëra, por të jemi realist dhe të flasim drejtë. Nëse ti sheh që ky trajner është fitues, të mbush mendjen për mënyrën sesi punon, kjo kontrata e zgjatur duhej të ishte bërë 1 muaj përpara. Këtu është aluduar shumë për Egbon, aq sa nuk i dihet, ka dyshime.

Muça: “Po ajo është më zë dhe figurë, çfarë dyshimi ke?”.

Mema: “Sepse është aluduar shumë në media dhe me të drejtë. Ka lënë shteg klubi për të aluduar shumë. Nuk e besoj 100% këtë që the ti. Ore edhe mund ta humbte kampionatin Egbo. Se këtu është e çuditshme se kur humbet kampionati dhe ndeshja e ka fajin trajneri, nuk e kanë lojtarët. Kanë një lloj pasigurie që të gjithë këto presidentët, kanë kështu si paranoja dhe duan që t’i shohin gjërat kur të mbarojnë. Nuk i shohin vlerat si trajner dhe si njeri. I lënë gjërat deri në fund dhe prandaj aludohet”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online