Kukësi mes luksit, pamjet mahnitëse të rezidencës së verilindorëve

Skuadra e Kukësit është akomoduar në Azerbajxhan. Ekipi verilindor do t’i japë fund përgatitjeve për ndeshjen e dytë kundër Karabakut. Takimi i parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa në sfidën e dytë mund të synojnë mrekullinë.

Armando Cungu do të zhvillojë konferencën për shtyp ditën e sotme së bashku me kapitenin Ylli Shameti, ndërsa do të heqë dhe dilemat e fundit të formacionit. Në krahun tjetër, presidenti Safet Gjici është kujdesur që ekipi të ketë kushte fantastike akomodimi.

Skuadra verlindore po qëndron në hotel “Hilton”, një nga më prestigjozët në botë. Pamjet e hotelit tregojnë qartë komoditetin dhe luksin në të cilin po qëndron skuadra e Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *