Kukësi mendon për portën, Abibi gati të bëhet “kuksian”

Koliçi mbetet një pistë e hapur, por kampionët mendojnë për alternativa. 20-vjeçari Abibi nuk e fsheh dëshirën për të nisur një aventurë të re

Jurgen Zela

Enea Koliçi dhe Kukësi kanë nisur një proces gjyqësor së bashku dhe “paqja” nuk duket në horizont. Kampionati po afron dhe kampionët nuk e kanë luksin që të presin pafundësisht. Normalisht që zëvendësimi i Koliçit do të jetë mjaft i vështirë, nëse “gardiani” largohet, sidomos me formën që ka treguar në sezonin e fundit. Në Kukës janë të sigurt që pogradecari është i tyre dhe nuk mund të largohet në asnjë mënyrë, por portieri hapur e ka shprehur vullnetin e tij që nuk do të qëndrojë te Kukësi. Verilindorët kanë deklaruar si objektiv mbrojtjen e titullit, por për këtë duhet që organika të jetë e kompletuar. Fillimisht Kukësi mendon që të kompletojë një nga repartet më të rëndësishme, siç është porta. Merkato është e hapur dhe Milinkoviç kërkon që ta ketë grupin e kompletuar para nisjes për Ohër, pra para datës 15. Edhe pse Kukësi ka shërbimet e Kocit dhe Hasanbellit, kërkohet dhe një tjetër portier.
ABIBI
Alesio Abibi, kështu quhet është 20-vjeçari i cili ka përfunduar në “orbitën” e Kukësit. Portieri i rritur në Itali pritet që të jetë përforcimi më i ri i Kukësit. Abibi është formuar si futbollist në radhët e Peruxhias. Pas aventurave në Itali, kryesisht me skuadrat e moshave, 20-vjeçari provoi veten në Spanjë, aty ku është aktivizuar në gjashtë takime me skuadrën e Eldenses, e cila militon në kategoritë e ulëta. Pritet që lojtari të mbërrijë nesër në Shqipëri. Normalisht që fillimisht do të jetë nën vëzhgimin e stafit teknik dhe më pas do të vendoset për të. Portieri është aktivizuar në disa takim dhe me grupmoshat e Shqipërisë.  Për “Sport Ekspres”, Abibi ka deklaruar se do i pëlqente një aventurë tek Kukësi, por njëkohësisht tregohet i sinqertë duke thënë se nuk e njeh aspak kampionatin ton: ““Po është e vërtetë që më ka kontaktuar Kukësi. Unë nuk është se e kam ndjekur shumë kampionati shqiptar, vetëm Kombëtaren në Europian e kam parë. Di që në Shqipëri futbolli është në rritje dhe do të më pëlqente që të nisja një aventurë të re atje. Kam qenë pjesë e përfaqësueseve të grupmoshave të Shqipërisë. Për Kukësin di që është shpallur kampion në Shqipëri dhe ka bërë mjaft mirë në kupat e Europës në vitet e fundit. Unë aktualisht jam një lojtar i lirë dhe do të shqyrtoj ofertat që do të më vijën. Në përfundim të kampionatit kam pasur disa oferta dhe nga Spanja, por dua të iki diku tjetër. Shqipërinë e njoh mirë pasi kam ardhur shpesh me pushime. Të shohim nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët me Kukësin. Unë e kam mbyllur me sukses kampionatin në Spanjë, por tani jam në kërkim të një skuadre të re, të një eksperience të re, me synimin për të bërë një hap përpara në karrierë”, përfundon “gardiani” Mosha e tij e re u jep shpresë drejtuesve, që jo vetëm të gjejnë një alternativë me kualitet për portën, por dhe të kenë mundësinë që në të ardhmen të arkëtojnë nga shitja e tij.
FRASHËRI
Në Kukës, edhe pse numri i të huajve është ulur pas largimeve të Pejiçit, Serranit dhe Kariokës, nuk duan që një nga katër lojtarët e huaj ta “djegin” në portë. Verilindorët janë hedhur në sulm që të garantojnë shërbimet e një portieri shqiptar dhe emri që del në listë është ai i Stivi Frashërit. 26-vjeçari i aktivizuar më parë në radhët e Flamurtarit, Bylisit dhe Tiranës, tashmë mund të provojë një tjetër eksperiencë në radhët e kampionëve. Burime pranë klubit të Kukësit e kanë konfirmuar që janë në merkato për një portier, por ditët e ardhshme lista mund të ngushtohet, pasi janë disa pista të hapura. Po ashtu dhe pogradecari Ilias Melkas është një opsion, por fillimisht duket se kuotat më të larta për të lidhur një kontratë me Kukësin i ka 20-vjeçari Alesio Abibi, i cili tashmë ka prerë biletën për në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online