Kukësi me ndryshime, një mbrojtës gati për Cungun

Verilindorët morën një kualifikim shumë të vuajtur me Valetën, duke arritur suksesin vetëm nga goli në fushën kundërshtare. Në raundin e dytë, verilindorët do të ndeshen me skuadrën e Karabakut, ku luan dhe Ansi Agollit. Një ndeshje mjaft e vështirë për kuksianët, pasi azerët edicionin e fundit ishin në grupet e Championsit.

Verilindorët do të kenë një rikthim të rëndësishëm për ndeshjet e raundit të dytë, pasi pritet që i gatshëm të jetë dhe Rustem Hoxha. Qendërmbrojtësi ka ditë që bën terapi intensive dhe tani ka marrë konfirmimin e mjekëve që mund të jetë 100% gati për të zbritur në fushë.

Trajneri Armando Cungu do të ketë vetëm një mungesë për këtë ndeshje, pasi në sfidën e fundit Vangjel Zguro u ndëshkua me karton të kuq, pasi mori kartonin e dytë të verdhë nga stoli. Kukësi me shumë gjasa mund të jetë sërish në merkato, pasi afrimet e kësaj vere nuk e kanë kënaqur presidentin Safet Gjici dhe mund të kemi ndonjë afrim të madh me synimin për të rritur cilësinë në skuadër, pasi turi i dytë ka rezervuar vërtetë një sfidë shumë të madhe për blutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online