Kukësi i ri me personalitet, duket dora e Pakult

Kampionët janë rikthyer te fitorja, duke triumfuar me rezultatin 1-3 në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë. Skuadra e Ernest Gjokës nuk mundi që të bënte më mirë, por duhet theksuar se lojtari më i mirë në fushë për vendasit ishte portieri Alen Sherri. Pakult ia ka dalë që të ndryshojë fytyrën e skuadrës, edhe pse në fushën e lojës ishin vetëm dy lojtarë që zbrisnin si debutues në fushë. Ishte Sindrit Guri, i cili ndëshkoi skuadrën e qytetit të tij. Nëse ai nuk gëzon, të gjithë kuskianët e tjerë festojnë. Për të prishur festën e kuksianëve mendoi Kalaja, i cili realizoi golin e barazimit, megjithatë Zhderiç mendoi që të linte firmën e tij që në debutim, duke finalizuar një aksion model. Për të vulosur gjithçka realizoi dhe Elis Bakaj në minutën e fundit. Vllaznia tashmë i ndërlikon akoma më shumë pozitat në fundit  e tabelës, ndërsa Kukësi vijon ndjekjen e Skënderbeut dhe tashmë e sheh vetëm 9 pikë më lart. Kukësi i ri po duket në fushë duke dhënë dhe rezultat, Vllaznia jep vetëm shpresë dhe besimi, por mungojnë pikët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online