Zhderiç shënon në debutim, Kukësi sërish në avantazh

Skënderbeu humbi, Flamurtari ka shansin të afrohet. Megjithatë, vlonjatët duhet të mundin Partizanin dhe nuk është asnjëherë e lehtë, sepse të kuqtë kanë fanellë të rëndë, përtej krizës së thellë.

Ndërkaq, në Shkodër Vllaznia shpreson të dalë nga zona e ftohtë dhe Gjoka hedh në fushë gjithë afrimet e janarit, Berisha, Malota, Mersini e Sukaj. Gjithsesi, Kukësi i ri, i Pakultit, shkëlqeu në Turqi, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

Pjesët e para të ndeshjeve nuk kanë dhuruar asnjë gol, me shumë ekuilibër e frikë nga pësimi i golit.

FLAMURTARI-PARTIZANI      0-0

FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani, Musta, Sidibe, Useini, Juffo, Hoxhaj, Alves, Bushic. Trajner: Shpëtim Duro

PARTIZANI: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kotobelli, Telushi, Batha, Asani, Progni, Fili, Bardhi. Trajner: Sulejman Starova

Kartonë të verdhë: Siljanovski 14′, Useini 42′ / Progni 14′

VLLAZNIA-KUKËSI     1-2

Shënues: Guri 51′, Zhderiç 81’/ Kalaja 60′

VLLAZNIA: Sherri, Pjeshka, Berisha, Malota, Mersini, Orelesi, Krymi, Vucaj, Çinari, Lika, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

KUKËSI: Koliçi,  Zderic, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Shkodra, Kale, Bakaj, Guri. Trajner: Peter Pacult

Kartonë të verdhë: Lika 29′, Berisha 36′

GOLAT

51′ – Harkimi i Rrumbullakut devijohet dhe shkon te Kale, braziliani hedh në top për Gurin, me shkodranin që mjaft bukur goditit me kokë dhe gjeti rrugën e rrjetës.

60′ – Lika këmbënguli deri në fundore, një top i hedhur nga kapiteni nuk u arrit nga asnjë prej mbrojtësve të Kukësit, Kalaja aty pranë mjaftohet me një devijim të bukur duke gjetur golin e barazimit.

81′ – Aksion model i kuksianëve, me Zhderiç që në momentin e fundit tregohet i saktë duke realizuar golin që i jep përsëri avantazhin Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online