Kukësi është përballur në ditën e sotme me Turbinën në një miqësore, teksa fjala e parë i lihet Kombëtareve. Verilindorët kanë humbur sërish, këtë herë me shifrat 1-0. Sinjali i alarmit bie mbi faktin se te Turbina u ndërrua trajneri me ardhjen e Bledar Devollit vetëm dy ditë më parë.
Por kjo nuk e pengoi këtë trajner që të marrë fitoren. “Jemi me frenat e dorës ngritur”, u shpreh Enekeleid Dobi pas ndeshjes me Partizanin dhe problemi duket se po vazhdon te Kukësi. /Sport Ekspres/