6 gola në 6 ndeshje me Celtic! “I mbijetuari” i vetëm te Izraeli, Shqipëria duhet të ketë kujdes vetëm këtë sulmues 20-vjeçar

Izraeli përballet me Shqipërinë mes problemeve të shumta. Për herë të parë pas shumë kohësh, kjo Kombëtare duhet të bëjë pa një prej sulmuesëve si Solomon, Dabbour apo Zahavi. Më herët nuk ka ndodhur kurrë që të tre këta lojtarë të mungojnë te Izraeli.

Tre futbollistë me shumë potencial për të zgjidhur takimin. Për fatin e mirë të Shqipërisë, nuk do të jenë në këtë përballje. Por Izraeli ka edhe një lojtar tjetër të rrezikshëm, i mbijetuari i vetëm. Bëhet fjalë për sulmuesin 20-vjeçar, Liel Abada. Ky i fundit është pjesë e Celtic dhe ka arritur të realizojë 6 gola në 6 ndeshje.

Gjithashtu paraqitja e tij në Air Albania ishte e nivelit të lartë, pavarësisht se të dy golat i shënoi Solomon. Nëse mbrojtja e Kombëtares do të ketë një dhimbje koke të shtunën, shkaku do të jetë vetëm Abada. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online