Kukësi u eliminua nga Karabaku në turin e dytë të Championsit, por aventurat në Europë do të vazhdojë, pasi verilindorët do të luajnë në raundin tretë kualifikues të Europa Leagues.
Kundërshtari i mundshëm me shumë gjasa do të jetë Torpedo Kutaisi, që ka arritur një fitore bindëse në ndeshjen e parë me skuadrën e Vikingur me shifrat 3-0. Duket një kundërshtar i kalueshëm në letër për Kukësin, pasi është një ekip që nuk është se ka shkëlqyer ndonjëherë në arenën ndërkombëtare dhe është hera e parë që arrin të kalojë një tur në Europa League.
Sigurisht pjesëmarrja në Europë është një burim të ardhurash dhe Kukësi bën bilancin pas çdo turi. Deri më tani skuadra verilindore ka arritur që të sigurojnë plot 1.2 milion euro edhe nëse ndalen këtu, por shanset janë që kjo shifër të rritet. Ndaj gjeorgjianë do të luhet dhe për 300 mijë euro të tjera. Nëse do të arrihej ky sukses, Kukësi jo vetëm që do arkëtonte 1,5 milion euro, por do të kishte mundësinë për t’iu afruar ëndrrës së grupeve.
Turi i parë Champions League 280 mijë Euro
Turi i dytë Champions League 380 mijë Euro
Turi i tretë Europa League 280 mijë Euro
Play-off i Europa League 300 mijë Euro
(Nëse Kukësi eliminohet para grupeve ka të sigurta dhe 260 mijë euro të tjera)