Kukësi është i karikuar për ndeshjen kundër Torpedo Kuitasi. Lojtarët do tentojnë të tregojnë vlerat e tyre dhe njëfarë “mllefi” e kanë përbrenda pas probleme që disa prej lojtarëve kanë pasur me vizat. Gjithashtu edhe trajtimi në momentin që kanë mbërritur në Gjeorgji nuk u ka pëlqyer kuksianëve, që gjithccka do duan t’ia kthejnë kundërshtarit në fushën e blertë.
Trajneri Cungu nuk ka në dispozicion për këtë takim Albi Allën, i cili u ndëshkua me karton të kuq kundër Karabakut. Gjithashtu edhe Valon Ethemi dhe Edis Maliki nuk kanë udhëtuar me ekipin për shkak të problemeve me vizat. Edhe Shpehar nuk është për shkak dëmtimi.
Sa i takon formacionit, këtë herë ka ndryshime, pasi trajneri Cungu ka ndryshuar edhe skemën e lojës, duke u treguar më i guximshëm. Rexhinaldo, edhe pse ka mbërritur me vonesë në Gjeorgji, do ta nisë nga minuta e parë krah Harba.
Mbrojtja ndryshon, teksa Rustem Hoxha do të luajë nga e djathta. Kapiteni Shameti do të ketë në krah Qaqin, kurse në të majtë “zot” është Rrumbullaku. Musolli dhe Dzaria ndërtojnë “digën” në mesfushë, kurse nga krahët janë përzgjedhur sërish Ccyrbja dhe braziliani Uillian Kordeiro.