Kukeli e nis titullar dhe shkëlqen me Zyrihun

0

Ka mbushur 33 vjeç dhe mediat zvicerane kanë shkruar shpesh se Zyrihu mendon ta lërë të lirë, për të rinovuar ekipin, por Burim Kukeli nuk është një futbollist që zëvendësohet lehtë.

Sot Zyrihu nisi kampionatin dhe në rikthimin në Superligë fitoi 2-0 derbin kundër Grasshopersit.

Kukeli luajti 90 minuta si mbrojtës, në një skemë 3-4-3, duke luajtur shumë mirë, ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 71-të.

Ndërkaq, te Grasshopers u aktivizua prej minutës së 68-të sulmuesi Albion Avdijaj, i transferuar këtë verë në Zyrih.

Fitore edhe për Sionin e drejtuar nga Paolo Tramexani, 1-0 në Tun, një fillim perfekt për ish-zëvendëstrajnerin e kombëtares shqiptare, i transferuar me polemika këtë verë nga Lugano në Sion.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.