“Kujtojmë se jemi si vjet”, lojtari i Shakhtar kërcënon Interin: Na nënvlersojnë, gabojnë dhe fitojmë ne

Interi doli në barazim ndeshjen e parë ndaj Shaktarit në San Siro, por ditën e mërkurë do të luftojë vetëm për tre pikët ndaj ekipit ukrainas. Shaktari vjen nga një fitore mjaft e rëndësishme ndaj Realit dhe do të kërkojë gjithashtu fitoren ndaj ekipit zikaltër.

Lojtari i Shaktarit, Dodo deklaroi se Interi po i nënvlerëson si skuadër, pasi bazohet në ndeshjen e gjysëm finales së Europa Ligës, e cila përfundoi me shifrat 5-0 në favor të ekipit të Kontes. Gjithashtu mbrojtësi u shpreh se Shaktari do të përfitojë nga gabimet e Interit dhe do të gjejë fitoren.

“Ne luajtëm shumë keq vitin e kaluar në gjysmëfinale të Europa Ligës. Na nënvlerësuan edhe ndeshjen e parë pasi kujtojnë se jemi po i njëjti ekip. Duam të vazhdojmë suksesin e fitores ndaj Realit. Ata do të gabojnë dhe ne do të fitojmë”- u shpreh Dodo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online