“Koha e Pogbasë te Mançester Junajtid ka mbaruar”, agjenti Mino Raiola vulos largimin e francezit

Agjenti i Paul Pogbasë, Mino Raiola është shprehur për gazetën italiane “Tuttosport” se klienti i tij do të largohet me siguri nga Mançester Junajtid. Mesfushori francez ka qenë larg fushës së futbollit për disa muaj me radhë dhe është kthyer vetëm dy ndeshjet e fundit, të cilat “djajtë e kuq” i kanë fituar me përmbysje.

“Koha e Pogbasë tek Mançester Junajtid ka mbaruar. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën, por nuk është i interesuar të rinovojë. Nëse do të largohet me parametra 0, Paul do të ketë mundësinë të zgjedhë ekipin që dëshiron në moshën 29-vjeçare. E di mjaft mirë që klubi dëshiron ta shesë, por për momentin nuk ka asnjë skuadër të përshtatshme.”- u shpreh Raiola.

Paul Pogba u rikthye tek Mançester Junajtid pas një periudhe 4-vjeçare tek Juventusi. Edhe pse gjithmonë ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës, duket se francezi dëshiron të plotësojë ëndrrën e tij, të transferohet tek Reali i Madridit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online