“Edhe me dorë ti vendosësh je i pakënaqur”, Duka flet për shortin e Botërorit

Shqipëria dhe Kosova mësuan ditën e djeshme kundërshtarin e tyre për eleminatoret e botërorit, që do të fillojnë të luhen në muajin mars.

Kuqezinjtë do të përballen me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon. Grupi është i vështirë në letër, atje ku Polonia dhe Hungaria nuk do të jenë aspak një test i lehtë për përfaqëuesen tonë, e cila do të duhet të djersisë shumë për të synuar vendin e dytë.

I ftuar në emisionin “Pressing”, presidenti i Federatës Shqiptare, Armando Duka u shpreh se do të ketë gjithmonë ankesa për shortin edhe sikur ekipet të vendosen me dorë. Megjithatë sipas tij Shqipëria do të provvojë shancin e saj për të kaluar grupin.

“Edhe sikur t’i vendosësh me dorë, sërish do mbetesh i pakënaqur. Është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Nuk është se prisnim ndonjë gjë të madhe. Gjithsesi do të luajmë shanset tona.”- u shpreh presidenti Armando Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online