Nga Klaudio Ndreca
“Merrni shembull nga Franca”! Kjo ishte kryefjala e disa javëve më parë kur po flitej rreth mbylljes të kampionateve në tavolinë. Franca ishte e para që guxoi për të dalë edhe kundër urdhërit të UEFA-s, për të vendosur fatet e sezonit jo nga fusha.
Kështu do të ndaloheshin infektimet e njerëzve nga pandemia dhe do të evitohej “bomba biologjike”. Deri këtu llogjika është e saktë, megjithëse në këtë mënyrë ishte një padrejtësi për shumë ekipe që ishin afër Europës dhe po luftonin për objektiva të ndryshme në kampionat.
Dje ishte data 12 korrik dhe kur në të gjitha kampionatet që po vazhdojnë të luhen nuk lejohen ende tifozët, papritur del një pamje e pakuptimtë. PSG zhvilloi miqësoren e parë duke u kthye në fushë ndaj Le Havres për të fituar në shifrat 0-9.
Më tepër sesa rezultati, ajo që bën habi ishin shkallët e stadiumit. Atje janë lejuar 5000 tifozë për të ndjekur sfidën dhe që ndodheshin pa asnjë respektim të distancës, me foton që mund të shihet edhe më poshtë. Atëherë, kujt i shërbeu ky plani? Në kohën kur pandemia ka një rritje më të madhe në Francë lejohen tifozët, por mbyllet kampionati për arsye sigurie. Ndoshta miqësoret nuk të infektojnë… /Sport Ekspres/