Kujdes Skënderbe, Flamurtari nuk është larg!

Vetëm një gjuajtje në portë në 90 minuta: kush mund të mburret se ka arritur ta frenojë kështu Skënderbeun në Korçë? Ia doli dje Flamurtari, që luajti ndeshjen perfekte, deri pak minuta para fundit. Më pas, një faull inekzistent, një vendosje krejtësisht e gabuar e mbrojtjes dhe Muzaka nuk fali. Sërish ai, i tmerrshmi Muzaka, makthi i Flamurtarit, me 3 gola të shënuar këtë sezon pikërisht ndaj ish-skuadrës së tij.

Të fitosh ndeshje të tilla do të thotë që ke ekip, ke mentalitet, ke eksperiencë. Skënderbeu është praktikisht kampion, jo për faktin se është 11 pikë larg, por sepse asnjë rival nuk ka rendimentin dhe shumë gjëra të tjera që Skënderbeu i ka në favor. Realisht, Flamurtari nuk është larg, për të thënë të vërtetën.

Kuqezinjtë meritonin një pikë dje, meritonin fitoren në fazën e dytë në Vlorë, kur i barazoi Muzaka në fund, mund të kishin shumë pikë më tepër me pak fat e me pak arbitrim më “miqësor”. Nëse Skënderbeu është një produkt i përfunduar, Flamurtari është një projekt në zhvillim, ndaj askush nuk duhet të mërzitet në Vlorë. Nëse Muarem dhe të tjerët, ardhur në janar, gjejnë vendin e vet në skuadër, gjithçka do të ecë edhe më mirë se deri tani.

Çelësi quhet Duro: nëse trajneri kuqezi do të lejohet të punojë qetësisht jo për një apo dy, por për shumë vite, si një menaxher anglez, Flamurtari herët a vonë do ta kapë, ose do ta kalojë Skënderbeun.

One thought on “Kujdes Skënderbe, Flamurtari nuk është larg!

  1. E terci e verci i thone kesaj! Ose me mire i shkon shprehja: Sikur te kishte halla …, do i therrisnin daje! Kaq nuk e kuptoni qe ky kampionat ka mbaruar?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online