“Kujdes kë ushqeni, pasi ju kafshojnë”, Asamoah Gian mbetet trokë!

Futbollistët janë ndër njerëzit më fatlumë, pasi kanë si profesion atë që dëshirojnë të bëjnë, shijojnë famën dhe dashurinë e tifozëve, por dhe jetojnë një jetë cilësore, pasi paratë nuk janë problem. Por, ndodh që mund të mos dish t’i menaxhosh fitimet e mëdha, ose t’i harxhosh të gjitha! Kjo e fundit i ka ndodhur Asamoah Gian, sulmuesit ganez që aktivizohet në Turqi me Kajserisporin.

33-vjeçari, i cili ka shënuar 51 gola me kombëtaren e Ganës, pretendon se nuk është paguar nga klubi turk, ndërsa “MyNewsGh”, zbulon se në llogarinë e tij bankare ndodhen vetëm… 600 euro!

Diçka e çuditshme dhe e pabesueshme, duke llogaritur faktin që afrikani la Sanderlendin në vitin 2012 për t’u transferuar në Emiratet e Bashkuara. Ai firmosi me Al Ain, ku shënoi 123 gola në 120 ndeshje, ndërsa rroga e tij ishte 200 mijë euro në… javë! Më pas kalimi në Kinë te Shangai SIPG, aty ku merrte përsëri një rrogë me shifra të çmendura.

Megjithatë, gjërat kanë ndryshuar për keq sot dhe Gian ndodhet trokë. Ai ka kaluar disa probleme familjare, ndërkohë që nuk takohet me gruan dhe 3 fëmijët e tij prej kohësh. Sulmuesi ka postuar një karikaturë në rrjetet sociale, ku shfaqet një person duke ushqyer një gjarpër.

Ndërsa rritesh, tregohu i kujdesshëm se kë ushqen. Kuptoje se disa njerëz të cilët i ushqen, kanë nevojë vetëm për energji për të kafshuar, pasi i ke ushqyer”, shkruan lojtari i Kajserisporit, duke lënë të kuptojë se problemet e mëdha familjare e kanë dërguar në këtë pikë.

 

View this post on Instagram

 

Hmmmm ??

A post shared by Asamoah Gyan (@asamoah_gyan3) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *