Laçi nuk ka humbur asnjë ndeshje në katër javët e para të kampionatit, por tre prej tyre i ka barazuar. Ndaj Partizanit u tentua deri në fund fitorja, por djemtë e drejtuar nga Artan Mergjyshi nuk ia dolën dot të shënonin.
Për kurbinasit problemi momentalisht është mungesa për një kohë të gjatë e Ivan Galiç. Kroati e ka mbyllur vitin dhe do të mungojë për disa muaj pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e Kupës kundër Naftëtarit në Kuçovë.
Anësorin e ka përndjekur fati i keq i Arbnor Fejzullahit, i cili gjithashtu vjet në Kupë ndaj Naftëtarit këputi ligamentin dhe mungoi për më shumë se gjashtë muaj.
Galiç ishte një nga afrimet prej të cilëve të Laçi prisnin shumë, sidomos pas largimit të Myrto Uzunit drejt Lokomotivës së Zagrebit.