Nga Klaudio Ndreca
Idriz Batha po vazhdon me stërvitjen te Tirana, ndërsa pritet që kampionati i Superiores të rinisë në javën e parë të qershorit. Në një lidhje direkte për “Fan Zone”, mesfushori është përballur edhe me shumë pyetje që lidheshin me Partizanin.
Njëra prej tyre ishte edhe e tipit: “Ku do të shijon më shumë një titull i fituar, te Tirana apo Partizani?”. Megjithatë këtë herë Batha i është shmangur polemikave, duke dhënë një deklaratë si diplomat dhe duke mos zgjedhur asnjë në veçanti.
“Titulli është i ëmbël kudo. Edhe me Partizanin i jam afruar shumë titullit, por nuk ia kemi dalë. Tani shpresoj se do t’ia arrijmë këtë herë me Tiranën. Mesa duket nuk ka qenë e shkruar që të fitoj titullin me Partizanin. Nuk ka lidhje me hakmerrjen këtë vit, unë e kam luftën me veten time dhe jo me të tjerët.
Kur puthim stemat e skuadrave? Është ndjenjë që të vjen në momentin e shënimit të golit. E ndjen dhe e bën, ka të bëj me emocionet. Kobinën nuk e kam mësuar unë që të shaj në gjuhën shqipe. U habita dhe vetë kur më përmendi mua, po jam i sigurt që ka përmendur emrin e parë që i ka ardhur ndërmend”, tha Batha. /Sport Ekspres/