“A e ke marrë rrogën?”! Shtubina tregon sesi harrohet festa në Shkodër: Stërviteshim dhe nuk e bënim publike

Nga Klaudio Ndreca

Gjendja në Shkodër është e vështirë sa i përket futbollit, ku vazhdon ende pengimi nga ana e Bashkisë dhe mungesa e pagesave karshi lojtarëve. Kjo ka sjellë edhe një situatë të tensionuar që shpërtheu para pak ditësh, atje ku lojtarët refuzuan që të zbrisnin në fushë për t’u stërvitur. Pavarësisht se në terren zbriti edhe Suad Lici, nuk arriti që t’i bindte futbollistët për të ndërruar mendjen.

Por tani Vllaznia është rikthyer në qendrën stërvitore pasi është marrë një premtim për kalimin e pagave nga ana e Bashkisë. I ftuar në “Fan Zone” ishte Ndriçim Shtubina, që ka treguar shkurtimisht situatën duke u shprehur se ekipi po stërvitej në këto ditë, megjithëse nuk e bënte publike që bojkoti të ishte një alarm për drejtuesit.

“Në Shkodër më parë të pyesin nëse e ke marrë rrogën, sesa të pyesin për festat. Na kanë premtuar për të zgjidhur këtë situatë dhe të shohim. Ndërkohë këto ditë ne jemi stërvitur në një fushë tjetër, se jemi futbollist profesionist dhe nuk mund të qendrojmë pa stërvitje. Por nuk e kemi bërë publike, pasi bojkoti duhej të shërbente si një mesazh për drejtuesit”, u shpreh Shtubina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online