Sulmuesi i Shqipërisë thirret sërish nga Frenk Lampard: Për çfarë e duam Joshua King? Kemi Armando Brojën

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja është thirrur sërish në stërvitje nga ana e trajnerit të Chelsea, Frenk Lampard. Sulmuesi kuqezi është në vëmendjen e ekipit A të skuadrës së njohur angleze, ndërsa si objektiv kryesor ka fitimin e besimit të Lampard, e jo për të provuar një huazim dhe të ketë më shumë minuta në këmbë.

Puna e madhe është shpërblyer dhe tashmë shihet qartë që Broja ka shkuar edhe përtej debutimit ndaj Evertonit në “Premier League”. Në “Instagram” sulmuesi kuqezi ka postuar edhe një foto ku tregon se ka mbërritur në stërvitjen e Chelseat A.

Nga ana tjetër kemi median pranë klubit të Londrës, “Theprideoflondon” që ka bërë një artikull të gjatë ku del kundër blerjes së sulmuesit Joshua King. Ky i fundit u hodh si mundësi për të përforcuar sulmin e ekipit të Lampard, por sipas medias në fjalë, Armando Broja është shumë herë më mirë.

“Lëvizja e King te Chelsea nuk ka shumë kuptim. Lampard solli një sulmues të akademisë, Armando Brojën, që debutoi me Evertonin në fitoren 4-0. Vërtet nuk ka përvojë, por 18-vjeçari ka saktësi kirurgjikale para portës. Në 32 ndeshjet e luajtura në të gjitha moshat, kryesisht U-18 dhe U-23 ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 5 asist.

Me Brojën që është duke trokitur në derë dhe Giroud që do të nënshkruaj për një vit tjetër te Chelsea, nuk ka më vend për Joshuan, pasi është edhe Abrahami. King është një sulmues që luan me sistemin me dy përpara, formacion ky që Lampard e përdor rrallë. Michy Batshuaji duket pranë një largimi të mundshëm dhe Chelsea ka nevojë për një sulmues të tretë, i cili duhet të jetë Armando Broja. Ai do të marrë të paktën një vit mësim nga Abraham dhe Giroud, për t’u zhvilluar më tepër”, shkruhet në median “Theprideoflondon”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online