Kthehet Markizio: Kam kaluar dy muaj shumë të vështirë

Klaudio Markizio është kthyer në fushë dhe ka lënë pas një tjetër periudhë të vështirë në karrierën e vet. “Dy muaj pa futboll për dëmtim janë qenë më të vështirë sesa 6 muajt që mungova pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju. Kam pasur një problem serioz, por ia dolëm ta kurojmë dhe të kthehem në fushë. Një kënaqësi e madhe të kthehesh në fushë pa probleme, nuk e prisja që të luaja pa pasur probleme e dhimbje të vogla”.

Mesfushori bardhezi tani sheh nga kampionati: “Është një garë me pengesa, duhet qetësi. Kishim humbur disa pozicion, por fitorja kundër Beneventos na ka afruar ndjeshëm me kreun. Tani duam vendin e parë, edhe pse në vazhdim kalendari është goxha i vështirë”. Dy fjalë edhe për ndeshjen e kombëtares italiane, kundër Suedisë: “Kam biseduar me shokët e mi dhe i shoh shumë të motivuar. Ashtu duhet të jemi edhe ne tifozët e Italisë, që do ta shohim ndeshjen nga jashtë, sepse kombëtarja ka nevojë për besim, për të shkuar në Botëror”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online