Dinamo e Kievit, legjenda e Ukrainës që kërkon rilindjen

Dinamo e Kievit është një ndër skuadrat rivale të Skënderbeut në grupet e Europa League. Klub legjendar, themeluar 90 vite më parë, që nuk ka rënë kurrë nga kategoria, si në futbollin sovjetik, ashtu edhe më pas në futbollin ukrainas.

Historia e Dinamos lidhet ngushtë me emrin e trajnerit legjendar Valerij Lobanovskji, i cili e ka drejtuar në 3 periudha të ndryshme Dinamon, duke fituar trofe pa fund, brenda e jashtë vendit.

Dinamo Kievi është klubi i vetëm në historinë e futbollit sovjetik që largoi titullin kampion nga Moska. Prej fundit të viteve ’60, Dinamo u bë pjsëmarrës i rregullt në kupat e Europës, i pari klub sovjetik në Europë, në 1965.

Në historinë e vet Dinamo ka fituar 15 tituj kampionë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe 13 në Ukrainë, 11 kupa dhe 3 trofe europianë (duke përfshirë dy herë Kupën e Kupave).

Prej vitit 2009, Dinamo ka fituar vetëm dy kampionate e dy kupa, duke vuajtur dominimin e Shaktar Doneck.

Megjithatë, me dy Topa të Artë në historinë e vet, Oleg Blohin (1975) e Ihor Belanov (1986), Dinamo është një legjendë e futbollit evropian dhe tashmë shpreson të rikthehet në kulmin e vet, që ka përfunduar me epokën e artë të Shevçenkos me shokë.

TROFETË

UEFA Kupa e Kupave: 2

1974–75, 1985–86

Superkupa e UEFA-s: 1

1975

Kampionati Sovjetik: 13

1961, 1966, 1967, 1968, 1971, 1974, 1975, 1977, 1980, 1981, 1985, 1986, 1990

Kampionati ukrainas: 15

1992–93, 1993–94, 1994–95, 1995–96, 1996–97, 1997–98, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2003–04, 2006–07, 2008–09, 2014–15, 2015-16

Kupa e Bashkimit Sovjetik: 9

1954, 1964, 1966, 1974, 1978, 1982, 1985, 1987, 1990

Kupa e Ukrainës: 11

1992–93, 1995–96, 1997–98, 1998–99, 1999–2000, 2002–03, 2004–05, 2005–06, 2006–07, 2013–14, 2014–15

Superkupa Sovjetike: 3

1981, 1986, 1987

Superkupa e Ukrainës: 6

2004, 2006, 2007, 2009, 2011, 2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online