Kryeqytetit ia dha titullin dhe kryeqyteti e rrëzon! Vllaznia zyrtarisht në “Play-Out”, Partizani “i tregon muskujt”

Partizani – Vllaznia 3-0 Solomon 21′, Melo 44′, Mala 74′

Nga Klaudio Ndreca

Vetëm pak ditë më parë Vllaznia do të ishte faktori ndikues që Tirana të shpallej zyrtarisht kampione e Superiores. Duke mundur Kukësin në shifrat 1-0, pikësëpari shkodranët rritën optimizmin për të shpëtuar nga rënia në “Play-Out” dhe ndikuan që titulli të mbetej sërish në kryeqytet.

Por pikërisht prej këtej do të zyrtarizohej edhe rënia e saj në fazën ku do i duhet të diskutojë për qendrimin në elitë ose rënien në Kategorinë e Parë. Partizani arriti që ta mposhtë me shifrat 3-0, ndërsa të kuqtë shpëtuan “lëkurën” e tyre në këtë rast, pasi nëse do të humbisnin atëherë do të rrezikonte vetë gjendjen e Vllaznisë.

Fillimisht ishte Solomon që me një perlë nga distanca do të hapte takimin dhe Melo në minutat e fundit të pjesës së parë siguroi fitoren. Në pjesën e dytë nuk do të kishte shumë histori, por për t’u theksuar është se Esat Mala ka arritur që të gjejë golin e parë në Superiore. /Sport Ekspres/

“Air Albania” do të presë duelin e sotëm mes Partizanit dhe Vllaznisë. Dy ekipet po lënë pas një kampionat negativ dhe sot luajnë shanset e funddit për të shpëtuar sado pak sezonin. Një prej ekipevve sot prek “ferrin” në rast humbjeje. Një disfatë për Vllazninë do të thotë lamtumirë mundësisë për të shpëtuar nga “play out”, ndërsa për Partizanin humbja do bënte që të kuqtë të lanin përfundimisht duart me Europën dhe të ishin më pranë zonës së ftohtë në renditje.

Trajnerët kanë bërë zgjedhjet e tyre për sa i përket formacioneve. Partizani ndryshon vendosje këtë herë. Kalari vendos të aktivizojë Kodrën dhe Dajçin, ndërsa sulmin ia beson Solomon dhe Bardhit. Në krahun tjetër Dedja i qendron besnik 11-shes së tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Dajçi, Trashi, Kodra, Telushi, Broja, Melo, Bardhi, Solomon

Vllaznia: Sherri, Adili, Gurishta, Shehi, Marku, Kruja, Krymi, Lika, Sidorenko, Zogaj, Silvio Zhunior

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *