VIDEO/ Flamurtari i hap punë Teutës, në Vlorë duhen 2 përmbysje për të rrëmbyer fitoren

Flamurtari-Teuta 2-3 Pjeshka 15′, Hoxhaj 28’/ Lorenzo Vila 3′, 21′, Hebaj 63′

Teuta ka marrë një fitore të vështirë në Vlorë kundër Flamurtarit. Këta të fundit janë mposhtur me shifrat 2-3, por ia kanë bërë punën të vështirë ekipit të Edi Martinit. Flamurtari e ka treguar së fundi se nuk ka ndërmend të tolerojë askënd dhe se në fushë mund t’i hapë telashe kujtdo. Ai gol i shpejtë që në minutën e 3-të të Lorenco Vilës bëri të mendohej se ndeshja do të mbyllej pa probleme për Teutën, por Pjeshka kthen miqtë me këmbë në tokë duke barazuar në minutën e 15-të.

Lorenco Vila tund sërish rrjetën në pjesën e parë për të përmbysur rezultatin, por epërsia sërish nuk zgjat shumë. Kjo pasi në vetëm 7 minuta Hoxhaj i dërgon sërish shifrat në barazim, këtë herë 2-2. Goli i fitores do të mbante firmën e Rubin Hebajt. Shkodrani përmbys për herë të dytë shifrat në fraksionin e dytë të lojës, që këtë herë mjafton për të marrë 3 pikët. Megjithatë vendi i 3-të nuk mund t’i përkasë Teutës këtë sezon, teksa kurbinasit kanë fituar ndaj Tiranës dhe tashmë diferenca mes ekipeve shkon në 4 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Flamurtari: Moçka, Ballaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Rrapaj, Lukas Ramos, Hasanaliaj, Hoxhaj, Ribaj, Haruni

Teuta: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Aleksi, Avdyli, Kallaku, L.Vila, Çyrbja, Kapllani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online