Bylisi merr frymë lirisht, “goleadori“ Hidi i hap rrugën sigurimit të mbijetesës në Superiore

Bylis-Flamurtari 2-0 Hidi (p) 40′, Qardaku 45′

Bylisi ka marrë një fitore të rëndësishme ditën e sotme. Mallakastriotët kanë mposhtur Luftëtarin me shifrat 2-0, duke siguruar kështu matematikisht qendrimin në Superiore. Në këtë mënyrë në Ballsh mund të marrin frymë lirisht. Vllaznia ka rënë në “Air Albania” përballë Partizanit dhe diferenca tashmë mes tyre shkon në 5 pikë në një kohë kur ka mbetur edhe vetëm një ndeshje për t’u luajtur.

Takimin e zhbllokoi portieri Hidi në minutën e 34-t, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i 7-të për Isli Hidin, që nga portier është kthyer në goleadorin e Bylisit. Gardiani i portës mallakastriote i hapi rrugën sigurimit të mbijetesës edhe për një tjetër sezon në Superiore, që u vulos më pas nga Eridon Qardaku. Ky i fundit shënoi dolin e dytë të takimit në minutën e fundit të pjesës së parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Bylisi: Hidi, Hadroji, Janku, Shkalla, Ndreca, Ntepe, Mellugja, Ujka, Murataj, Qardaku, Malçi

Luftëtari: Basha, Alinani, Dragjoshi, Duka, Haxhiu, Lala, Lika, B.Malaj, Mehmetllari, Puci, Qato

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online