Kroacia duhet të frikësohet, Nagatomo tregon si po bëhet gati Japonia: Do përdorim taktikat e samurajit në futboll

Japonia ka shkaktuar një nga befasitë më të mëdha në Botërorin e Katarit. Fillimisht kjo Kombëtare arriti që të fitonte me Gjermaninë dhe më pas mundi Spanjën. Tashmë do të duhet që të përballet me Kroacinë në ndeshjen me eliminim direkt. Përpara takimit, Nagatomo u shpreh se japonezët do të përdorin taktikat e samurajit.

“Unë i përmend shpesh samurajit sepse ata janë shumë të rëndësishëm në historinë tonë. Dhe këtë herë do të bëj një paralele me ta. Dihet që para se të shkojnë në betejë ata përgatisin arm.ët dhe përmirësojnë teknikën e tyre. Megjithatë, nëse shkoni në betejë me frikë, atëherë nuk mund t’i përdorësh arm.ët dhe teknikën sa më mirë të mundesh.

Në futboll është e njëjta gjë. Taktikat dhe teknika janë të rëndësishme, por nëse futesh në fushë me frikë, atëherë je i padobishëm. Ne jemi stërvitur katër vitet e fundit për të pasur besimin e nevojshëm dhe për të mos pasur frikë. Samurajit japonez janë të njohur në të gjithë botën dhe unë do të doja që ne të luftojmë në këtë ndeshje si samuraji. Do të doja që ne të tregojmë se sa guxim kemi”, tha Nagatomo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *