Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Strategjia e samurajve nuk vlen ndaj Kroacisë, nënkampionët e Botës nuk janë Spanja

Japonia është padyshim një nga surprizat e mëdha të këtij Kampionati Botëror. Samurajt ia dolën të kualifikoheshin nga një grup ku kundërshtarë kishin Gjermaninë dhe Spanjën, të cilët i mposhtën në përballjet direkte. Por në fazën me eliminim direkt ndryshon gjithçka.

Përballë qendrojnë nënkampionët e Botës, të cilët sot tregojnë se nuk janë as Gjermania e as Spanja. Gjermanët patën probleme të theksuara në fazën mbrojtëse, ndërsa në sfidën ndaj spanjollëve ka mjaft vend për diskutime. Si fillim është ai top që mbahet me milimetra me vijën fundore në rastin e dytë, e së dyti është motivimi minimal i Spanjës, që duket se dëshirën e vetme kishte të dilte e dyta në grup dhe të shmangte Kroacinë.

Në të vetmen ndeshje kur Japonia duhet të tregonte potencialin e saj, në atë ndaj Kosta Rikës, e humbi me rezultatin 1-0. Eksperienca sot flet për kroatët, që e treguan edhe 4 vite më parë se mund të eliminojnë këdo ekip që i del përpara. Nënkampionët e Botës nuk janë Spanja, e pamotivuar për të fituar, apo Gjermania, me një mal me probleme. Po flasim për një nga mbrojtjet më të mira të këtij Botërori.

Kroacia ka pësuar vetëm një gol deri më tani dhe ai ka ardhur që në minutën e 2-të ndaj Kanadasë, kur përqendrimi ndoshta nuk ishte maksimal. Por ai gol nxorri në pah edhe anën tjetër të kësaj Kombëtareje. Ballkanaist dëshmuan se kur diçka e duan me ngulm, nuk ka asgjë që i ndalon. Si përfundim, përmbysin rezultatin dhe fitojnë 4-1.

Strategjia e Japonisë për të kundërsulmuar me shpejtësi kundërshtarit me shumë mundësi nuk do të vlejë ditën e sotme. Kroatët janë mjaft të disiplinuar në fushë dhe kujdesen më së miri të mos lënë hapësira pas. Më tej mjafton të përmenden emrat e mesfushës së Kroacisë për të kuptuar se japonezët duhet të kënaqen vetëm me një vend mes 16 më të mirave të Botës, pasi çerekfinalja duket e vështirë për t’u arritur./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Fiton Kroacia

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online