“Spiuni” që solli largimin e Agnellit ishte ish-kapiteni Giorgio Chiellini, i dërgoi në Whats App provat e aferave te Juventusi

Pak ditë më parë futbolli u trondit nga lajmi se gjithë drejtuesit e Juventusit në mënyrë të papritur vendosën të jepnin dorëheqjen dhe të largoheshin nga postet që mbanin në këtë klub. Kjo i referohet kryesisht presidentit Andrea Agnelli, por edhe bashkëpunëtorëve të tij Pavel Nedved dhe Maurizio Arrivabene.

Askush nuk e ka të qartë pse vendosën të largohen nga Juventusi në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua pak ditë më parë, por tashmë gjërat dalëngadalë po dalin në sipërfaqe dhe duket se situata po qartësohet.

Arsyeja kryesore është hetimi i nisur nga prokuroria italiane në lidhje me përvetësimin e dyshuar të Juventusit. Hetimi u nis për shkak të pasqyrave financiare të rreme të miratuara nga Agnelli dhe kompania.

Dyshohet se përvetësimi është kryer edhe kur bëhet fjalë për pagat e lojtarëve të Juventusit gjatë ndikimit kryesor të pandemisë. Më pas disa nga lojtarët ranë dakord për shkurtime pagash, por letrat nuk tregonin realitetin pasi siç dihet në rastin e Ronaldos, portugezi paguhej njësoj si të ishte një kohë normale, pavarësisht se zyrtarisht thuhet se paga ishte përgjysmuar.

Corriere dello Sport njoftoi se ishte përfshirë në këtë çështje edhe ish-kapiteni Giorgio Chiellini, si dhe ish-shokët e tij të skuadrës Matthijs de Ligt dhe Mattia De Sciglio, të cilët dyshohet se zbuluan para hetuesve se çfarë kishte ndodhur në klub.

Dyshohet se Chiellini ka dërguar në ËhatsApp një kopje të dokumentit që tregon marrëveshjen që kishte nënshkruar me Agnelli dhe gjithë aferat e bëra prej tij në çështjen e pagesave. De Ligt dhe De Sciglio ia kaluan atë kopje hetuesve për t’u treguar se drejtuesit e Juventusit po punonin jashtë ligjit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online