Bajerni në Gjermani quhet i madh jo kur fiton dhe shënon tre apo katër gola, por kur luan mirë, kushti numër 1. Kjo ndodhi në ndeshjen e sotme kundër Shalke 04, fituar 3-0 nga kampionët në Gelzenkirshen, “Allianz Arena”. Golat u shënuan nga Robert Levandovski, Hames Rodrigez dhe Arturo Vidal. Edhe pse mungoi portieri Manuel Nojer (i cili nuk do të luajë deri në janar), bavarezët e mbajtën portën të paprekur dhe treguan karakter.
Trajneri Karlo Ançeloti la Frenk Riberinë në stol dhe e nisi ndeshjen me treshen Koman-Myler-Hames, në mbështetje të “pykës” Levandovski, dhe befasoi duke mos aktivizuar Humelsin, por për rekordmenët gjithçka shkoi super. Tani mund të themi se kriza kaloi, sepse loja e bukur dhe golat nuk mungojnë, ashtu si edhe shpirti i skuadrës.
Një super Hames Rodrigez i shton dinamikë ekipit dhe frymëzon ofensivën, ndërsa karakteri që shfaqin lojtarë si Kimish, Rudi dhe Vidal mund të tmerrojnë edhe skuadrat më të forta në kontinent. Kur mendon se po vjen PSG-ja në Champions, pse jo, bavarezët mund të thonë pa frikë “bujrum”.
bay by ReplayFootCom