Bajerni i Mynihut nuk po kalon një moment të mirë. Asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit, gjë që nuk u ndodhte kampionëve në fuqi të Gjermanisë prej vitesh. Disfata e fundit me Gladbah në shtëpi me rezultatin 0-3 ka lënë shije të hidhur te bavarezët.
Gjithçka po shkon keq dhe “Sport Bild” raporton se liderët e ekipi po vënë në presion trajnerin, kurse Robert Levendovski është shumë i nevrikosur me situatën e klubit. Ndërkohë ka probleme edhe për merkaton.
Drejtuesi po anashkalojnë kërkesat në merkato të stafit teknik. Trajneri Niko Kovaç ka kërkuar Ante Rebiç, të cilin e ka pasur nën drejtim te Frankfurti. Edhe Kevin Vogt është dëshirë merkatoje e kroatit, por klubi me sjelljen e tij po tenton t’i tregojë trajnerit se bëhet fjalë për lojtarë që nuk kanë profilin për një klub si Bajerni.
Sikurse kuptohet situata nuk është aspak e mirë. Merkatoja e bavarezëve nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe kjo po pasqyrohet edhe në rezultatet e kampionëve në këtë fillim të sezonit.